75 Mall Live Search
17:22 / E Diele, 15 Qershor 2025 / AR

Jo në tapet të kuq, por pranë saçit, Diana pozon duke pjekur fli

Modelja e ish-banorja e “BBVK3”, Diana Tahiri, njihet zakonisht për daljet e saj glamuroze dhe stilin e rafinuar, por që sot ka befasuar ndjekësit me një postim të papritur në Instastory.

Ajo është shfaqur në natyrë, në një ambient tradicional, duke pjekur flija me shumë përkushtim, shkruan Indeksonline.

E veshur thjesht me xhinse dhe sandale, Diana tregon se di të jetë vetvetja.

Në foto shihet e ulur pranë saçit, ndërsa përgatit një nga gatimet më të dashura shqiptare. Përshkrimi mbi foto, “Didi tuj pjek flija 🤲🤍🤍”.

Ky postim ka marrë tregoi edhe një anë më personale dhe të thjeshtë të saj, larg ekranit, por shumë pranë traditës./Indeksonline/