75 Mall Live Search
17:57 / E Diele, 15 Qershor 2025 / AR

Numri i të vdekurve nga sulmet iraniane ndaj Izraelit shkon në 14

Numri i viktimave nga sulmet iraniane ndaj Izraelit që nga e premtja është rritur në 14, tha të dielën Zyra e Shtypit e Qeverisë së Izraelit, raporton CNN.

Një trup tjetër u gjet në qytetin Bat Yam në Izraelin qendror, pasi një goditje iraniane shkatërroi një ndërtesë banimi.

Të paktën shtatë persona u vranë nga ajo goditje, sipas shërbimeve të emergjencës dhe zyrtarëve qeveritarë.