75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 15 Qershor 2025 / AR

Izraeli fillon një ‘seri sulmesh’ që synojnë raketat tokë-tokë në Iranin perëndimor

Forcat ajrore të Izraelit kanë filluar një seri sulmesh ndaj dhjetëra raketave tokë-tokë në Iranin perëndimor, thanë të dielën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

“IAF filloi një seri sulmesh ndaj dhjetëra objektivave të raketave tokë-tokë në Iranin perëndimor,” thuhej në deklaratën e IDF.

Sulmet midis Iranit dhe Izraelit vazhduan gjatë gjithë të dielës. Izraeli i paralajmëroi qytetarët në të gjithë vendin të qëndronin pranë strehimoreve pasi zbuluan raketa, ndërsa banorët në kryeqytetin iranian Teheran i thanë CNNse ndien shpërthime të reja që trondisin qytetin të dielën pasdite.