75 Mall Live Search
21:58 / E Diele, 15 Qershor 2025 / L A

Russell fiton garën e Kanadasë në Formula 1

Garuesi britanik, George Russell ka arritur të fitojë garën e Kanadasë në Formula 1.

Garuesi i Mercedesit, la pas holandezin Max Verstappen në vendin e dytë dhe shokun e tij të skuadrës, Andrea Kimi Antonellin.

Për Russellin është fitorja e parë në një garat e Formula 1 për sezonin 2025.

Ndërsa nuk ishte dita për liderët e McLarenit, Oscar Piastri dhe Lando Norris, të cilët ishin përplasur gjatë garës.

Gara e ardhshme pritet të zhvillohet në Austri më 29 qershor, në pistën e “Red Bull Ring” të Spielbergut./IndeksOnline/