75 Mall Live Search
09:04 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Z S

Vetëplagoset me armë zjarri, i konfiskohen 71 fishekë e dy armë zjarri

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një person ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e qytetit në Ferizaj për shkak se ishte vetë-plagosur në këmbë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetë dhe konfiskuar: një pushkë ajrore me 223 copë municion (diabolla), një pushkë gjysmë automatike me 71 copë fishekë.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/