Aksident në Lipjan/ Motoçiklisti pëson lëndime, një person në mbajtje

Një aksident trafiku me pasoja është regjistruar mbrëmë rreth orës 19:30 në Lipjan, ku është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën që po drejtohej nga viktima – një mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime si pasojë e përplasjes.
I dyshuari është ndaluar nga policia dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar./IndeksOnline/