75 Mall Live Search
10:28 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Z S

Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për shkak të gjendjes shëndetësore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, ku ishte i detyruar të shkonte në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë që mbështetësit dhe pjesëtarët e grupit parlamentar demokrat ishin stacionuar përpara ambienteve të SPAK në pritje të ardhjes së tij, u bë e ditur se Berisha nuk do të paraqitej, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Berisha është subjekt i një mase sigurie të vendosur nga Gjykata, e cila i kërkon të paraqitet periodikisht pranë Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për dosjen “Partizani”./Indeksonline/