75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / L A

Reali prezanton fanellat e dyta për sezonin e ardhshëm

Real Madridi ka publikuar fanellat e tyre të dyta për sezonin e ri.

E veshur kryesisht me ngjyrë blu të mbyllur dhe e theksuar nga tone argjendi dhe jeshile neoni, fanella merr frymëzim nga stadiumi Santiago Bernabéu.

Dizajni i ajrosur i fanellës shërben edhe si platformë për të rikrijuar fasadën e stadiumit historik, duke shfaqur një kontrast të lehtë në gjysmën e përparme, shpinën dhe mëngët si dhe mbanë jakën e modelit “Teamgeist”, njëjtë sikurse modeli i fanellave të Botërorit 2006.

Kjo fanellë do të përdorët edhe në Botërorin e Klubeve, në të cilën merr pjesë Reali, ku pritet të luajnë ndeshjen e parë të enjten ndaj skuadrës arabe, Al-Hilal./IndeksOnline/