75 Mall Live Search
11:00 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / mp

Shteti dështon të zgjedhë drejtorin e AQP-së

Ministria e Financave e ka anuluar konkursin për drejtor ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP).

Fillimisht ministria për këtë konkurs kishte shtyer afatin për pesëmbëdhjetë ditë duke e arsyetuar me kompleksitetin e çështjeve administrative.

Sot me një vendim ministria ka njoftuar për anulim të konkursit.

Konkursi i shpallur për Drejtor Ekzekutiv në AQP, në kuadër të ministrisë së Financav përfundon si proces i rekrutimit duke e anuluar si procedurë e konkursit se në fazën e testimit nuk kanë marrë pjesë të gjithë kandidat e ftuar në test, vetëm njëri ishte pjesë e këtijë procesi dhe rrjedhimisht përfundon ky proces sipas legjislacionit” , thuhet në njoftim të ministrisë.  

 Ndryshe AQP-ja, është institucion që trajton tenderë me vlera mbi 1 milion euro, vazhdon të udhëhiqet me ushtrues detyre.

Në procedurat rekrutuese në listë të ngushtë në këtë proces ishin 5 kandidatë, Agim Sheqiri, Bujar Kuçi, Hekuran Nikçi, Kadrije Berisha dhe Lulzim Bajrami./Indeksonline/