Një trup perfekt si i Duas, zbulon rutinën e saj

Nëse ka një gjë që dimë për Dua Lipën , është se ajo punon shumë – sinqerisht – në çdo gjë.
Në fakt, ylli i revistës britanike “Vogue” në çdo kohë mëson spanjisht, praktikon koreografinë, konsumon suplemente, bën stërvitje në palestër, transmeton Indeksonline.
Kjo vëmendje ndaj detajeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj shëndetit mendor dhe fizik dhe arsimimit të vazhdueshëm, nuk është e pazakontë, është diçka që ajo e ka kuruar.
“Unë mbush 30 vjeç në gusht”, i tha ajo Gaby Wood në intervistën e saj.

Javën e kaluar, 29-vjeçarja postoi një video një ditore nga jeta e saj në turne ku shihej duke ushtruar.
Pastaj, këtë fundjavë, ajo postoi një “Instastory” duke ushtruar joga në shtëpi me instruktoren dhe praktikuesen e Reikit, Francesca Dinardo. Në postim Lipa shkroi “yoga @ home”, duke treguar tre dyshekë të zinj joge dhe një tufë të mrekullueshme me lule rozë./Indeksonline/
