75 Mall Live Search
14:10 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Z S

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, ishte mbyllur në banesë tash e tre ditë

Gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00, policia ka pranuar një informatë se në lagjen-Tuneli i Parë në Mitrovicë  dyshohej se një person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur.

Lidhur më këtë njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor.

Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë./Indeksonline/