Përparim Rama pret “Shkodrën Elektronike”, sonte mbajnë koncert në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim grupin muzikor “Shkodra Elektronike”.
Sonte do të mbajnë koncertin e tyre të parë në Kosovë, në AMC Hall, në kuadër të festimeve për Ditën e Çlirimit të Kosovës, duke nisur nga ora 20:00, shkruan Indeksonline.
Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke shkruar: “Shkodra Elektronike në Kryeqytet”.
Vizita e tyre në Prishtinë dhe mikpritja e kryetarit Rama, flet përmes pamjeve, një takim simbolik që tregon respektin e ndërsjellë për artin, muzikën dhe lidhjen kulturore shqiptare./Indeksonline/