75 Mall Live Search
15:42 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / L K

Xabi Alonso merr vendimin përfundimtar për Brahim Diaz

Real Madridi ka arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën e sulmuesit të tyre Brahim Díaz.

Kontrata e lojtarit skadon në vitin 2027, por rinovimi i tij është tashmë në proces për disa vite të tjera , pasi klubi e konsideron si lojtar të rëndësishëm për të ardhmen.

Lojtari ndërkombëtar maroken iu bashkua Real Madridit në vitin 2019 dhe performanca e tij është vlerësuar shumë në Bernabéu.

Kontributi i sulmuesit këtë vit ka qenë gjashtë gola dhe shtatë asiste në 51 ndeshje.

Xabi Alonso, i cili sheh tek ai një profil lojtari që i mungon skuadrës aktuale./Indeksonline/