Jahti superluksoz australian zbarkon për herë të parë në Shqipëri

Kroçera australiane “Emerald Azzurra”, një superjaht luksoz 110 metra i gjatë, ndaloi sot për herë të parë në Portin e Durrësit, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për turizmin detar në Shqipëri.
83 turistë nga vende të ndryshme të botës zbarkuan në bregun shqiptar, për të vizituar historinë e lashtë të Durrësit dhe për të përjetuar kulturën autentike të qytetit të Krujës. Pas ndalesës në Shqipëri, kroçera do të vazhdojë itinerarin drejt brigjeve italiane.
Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama e cilësoi këtë vizitë si një dëshmi të qartë se Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar mesdhetar. “Shqipëria nuk është më një sekret në Mesdhe, por një destinacion i dëshiruar për ata që kërkojnë shije, histori dhe përjetime autentike,” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Ndalesa e “Emerald Azzurra” në Durrës vjen si pjesë e rritjes së interesit ndërkombëtar për turizmin elitar në Shqipëri, duke shtuar vlerën dhe vizibilitetin e vendit në hartën e turizmit mesdhetar.
Statusi i tij: