“Bombë” në skenë, Era i vë flakën koncertit

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka shpërndarë një moment të paharrueshëm nga performanca e saj më e fundit, duke i lënë ndjekësit të mahnitur.
Në një postim në “Instastory”, Era shfaqet me një veshje provokuese dhe tejet stil, duke kombinuar elegancën me sensualitetin, shkruan Indeksonline.

Në dy fotografi u shfaq me mikrofon në dorë dhe energji shpërthyese në skenë ndërsa në të tretën e solli një ‘selfie’ ku duket si kukull e gjallë.

Era po vazhdon të dëshmojë pse mbetet një nga figurat më të dashura dhe më të ndjekura të skenës muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare./Indeksonline/
