Seanca e 33-të me radhë, Murati hedh fajin tek deputetët e opozitës për moskonstituim

Për të 33-tën herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në përpjekje për të konstituuar kuvendin.
E deputeti Hekuran Murati para fillimit të seancës tha se deputetët e opozitës duhet të votojnë dhe se ata janë të obliguar ta bëjnë këtë.
“Kushtetuta, interpretimi i Gjykatës Kushtetute ka thënë se deputetët në seancën konstituive duhet të votojnë, janë të obliguar të votojnë. Vullneti i tyre i lirë është që të zgjedhin qysh të votojnë, për, kunder apo abstenim, por duhet të votojnë. Tash kemi mbi 20 herë, mbi 20 seanca që deputetët e opozitës vijnë por nuk votojnë, nuk e ushtrojnë obligimin e tyre kushtetues”, tha Murati./Indeksonline/