Shuhet ylli i serialit “Purity Squad”

Artistja Kim Woodburn ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër, ka konfirmuar familja e saj.
“Me trishtim të thellë ju njoftojmë se e dashura jonë Kim Woodburn ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të shkurtër. Kim ishte një person jashtëzakonisht e sjellshme, e kujdesshme, karizmatike dhe e fortë. Burri i saj, Peter, është mërzitur për humbjen e shpirtit të tij binjak. Jemi jashtëzakonisht krenarë për gjithçka që Kim ka arritur në jetën dhe karrierën e saj. Ne kërkojmë me mirësi që burrit dhe miqve të saj të ngushtë t’u jepet kohë dhe privatësi për të mbajtur zi. Nuk do të publikojmë asnjë informacion të mëtejshëm”, njoftuan përfaqësuesit e saj, transmeton Indeksonline.
Woodburn u bë e famshme në serialin Clean Squad, duke e bërë të njohur si “Mbretëresha e Pastërtisë”.
Ajo është shfaqur gjithashtu në reality show si Celebrity Big Brother dhe I’m A Celebrity… Get Me Out of Here./Indeksonline/