75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 17 Qershor 2025 / AR

Loredana “arratiset” në veri, pozon me ish-banorin e BBVA4

Loredana Brati, gjysmëfinalistja e “Big Brother VIP Albania 4”, ka zgjedhur të largohet për pak nga vëmendja e mediave dhe është nisur drejt veriut të Shqipërisë.

Teksa marrëdhënia e saj me Jozin është në qendër të spekulimeve, Loredana është parë duke shijuar një ditë të qetë në Bajram Curri, në shoqërinë e askujt tjetër përveç Xenit, shkruan Indeksonline.

Dyshja kishin ndërtuar një miqësi të ngushtë brenda shtëpisë së “BBVA4”, dhe duket se raporti i tyre ka vazhduar edhe jashtë.

Vëmendje mori miqësia e tyre që nga ditëlindja e Loredanes, i cili tha që ka qenë i dehur dhe i ka dhuruar shumë ‘para’./Indeksonline/