Zjarrfikësit vënë nën kontroll zjarrin në parkun e Sllatinës

Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatinë.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi, ka njoftuar se informatat për zjarrin janë marrë rreth orës 09:30.
Menjëherë janë angazhuar 14 zjarrfikës dhe tri automjete, për të shuar zjarrin.
“Po, në orën 09:30 është pranuar informata për zjarr në Parkun e Pishave – Sllatinë. Ekipi menjëherë ka dalë në vendin e lartpërmendur, ku ishte përfshirë një sipërfaqe e madhe nga zjarri. Kemi angazhuar personel shtesë – 10 vetë – dhe në vendin e zjarrit janë 14 zjarrfikës dhe tri automjete” deklaroi ai.
Gashi tha se ekipet ende po merren me shuarjen e zjarrit, që tashmë është nën kontroll.
Kujtojmë se mbi tre hektarë me pisha u djegen nga zjarri që kaploi për më shumë se 24 orë Parkun e Pishave.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga pakujdesia e një qytetari.