75 Mall Live Search
17:54 / E Martë, 17 Qershor 2025 / k.v

Policia e Kosovës forcon lidhjet me Policinë Kriminale të Gjermanisë

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Kolonel Gazmend HOXHA, priti në takim znj.Martina LINK, Zëvendës Presidente e Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA).

Takimi u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme mikpritjeje dhe bashkëpunimi, duke u vlerësuar si historik për marrëdhëniet ndërinstitucionale në fushën e sigurisë.

U diskutua për forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe BKA-së, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme.

Ky takim është dëshmi e përkushtimit të përbashkët për luftimin e krimit dhe ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.