75 Mall Live Search
21:20 / E Martë, 17 Qershor 2025 / MSH

Vetëvendosje mban nesër takimin e rëndësishëm në Prishtinë, një prizrenali ia mësynë kryeqytetit

Në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, nesër do të mbahet mbledhje e rëndësishme e kryesisë.

Në takimin që fillon në ora 17:00 do të bëhet zyrtarizimi i Hajrulla Çekut si kandidat i LVV-së për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Burime të IndeksOnline pohojnë se i pranishëm në mbledhje do të jetë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa pritet të shtjellohet vizioni i Çekut për kryeqytetin dhe të vijohet tutje me përgatitjen e fushatës.

Zgjedhjet lokale në vend mbahen më 12 tetor./IndeksOnline