Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të shperndara.
Vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.