“Fusha ishte e thatë…”, ankohet Lautaro Martinez: Zgjodhën këto stadiume, duhet të përshtatemi!

Futbollisti i Kombëtares së Argjentinës dhe Interit, Lautaro Martinez është ankuar pas barazimit 1:1 ndaj Monterrey në Kupën e Botës për Klube.
Skuadra e Interit e nisi aventurën në kompeticionin e ri të FIFA-s me barazim 1:1 ndaj ekipit meksikan, shkruan Indeksonline
Martinez pas ndeshjes u ankua te fusha, duke thënë se ishte pak e thatë.
“Fusha nuk ishte e mirë, nuk ka ndihmoi. Ne vuajtëm për shkak të saj, ajo ishte e thatë… Por, ata zgjodhën këto stadiume dhe ne duhet të përshtatemi”, u shpreh Martinez.
Pikërisht Martinez ishte ai që shënoi golin e barazimit ndaj Monterrey./Indeksonline/