75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / H F

Trump: Nuk kemi ndërmend ta vrasim Udhëheqësin Suprem… për momentin; Khamenei reagon: Beteja nisi

“Beteja nisi”. Ky është reagimi i parë i Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Pasi Donald Trump tha se nuk ka ndërmend që ta vrasë liderin iranian “për momentin”, Khamenei shkroi në rrjetin social “X”: “Me ndihmën e Allahut, Republika Islamike do të triumfojë mbi regjimin Zionist. Beteja nisi”, shkruan A2.

Ndërkohë, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se forcat e armatosura iraniane kanë në kontroll të plotë hapësirën ajrore të Izraelit.

“Sulmi me raketa tregoi se kemi marrë nën kontroll qiejt e territoreve të pushtuara (Izraelin) dhe se banorët e këtyre territoreve janë plotësisht të pambrojtur përballë sulmeve iraniane me raketa”, ka deklaruar Garda Revolucionare Iraniane.