75 Mall Live Search
09:09 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / L A

Fenerbahçe kontakton yllin e Realit

Gjiganti turk, Fenerbahçe ka nisur kontaktet me një nga yjet e Realit.

Siç raporton Fabrizio Romano, klubi turk ka hedhur sytë te lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, ku kanë nisur edhe kontaktet me të.

Ai do të jetë lojtar i lirë pas përfundimit të Botërorit të Klubeve.

Vazquez, numëron 400 paraqitje me Realin ku shënoi 38 gola dhe 73 asistime si dhe ka fituar të gjithë trofetë e rëndësishëm me “Los Blancos”./IndeksOnline/