75 Mall Live Search
09:35 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / L A

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në fazën e dytë të Conference League

Gjatë ditës së sotme do të hidhet shorti i fazës së dytë kualifikuese në Conference League.

Ballkani, si nënkampion i Kosovës ka arritur kualifikimin direkt në fazën e dytë dhe është zbuluar se cilët janë kundërshtarët e mundshëm që mund t’i bien në short.

Përveç Ballkanit, nga Superliga merr pjesë edhe Malisheva e cila do të luajë ndaj skuadrës islandeze, Vikingur Reykjavik.

Ballkani është skuadra më e suksesshme kosovare në garat evropiane, pasi që arriti kualifikim në fazën e grupeve të Conference League në sezonet 2022-23 dhe 2023-24.

Shorti do të hedhet sonte në orën 14:00, në Nyon të Zvicrës./IndeksOnline/