75 Mall Live Search
09:55 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / k.v

Posedim i kokainës dhe armëmajtje pa leje, arrestohet një person në Prishtinë

Njësiti i Antidrogës ë Prishtinë ka ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën ndodhej një person i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit, te i dyshuari (mashkull kosovar) janë gjetur 0.4 gram kokainë, 380 euro para të gatshme dhe një telefon. Pas arrestimit të tij, me urdhër të prokurorit është realizuar edhe bastisja e shtëpisë së të dyshuarit.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar:

45.6 gram kokainë,
një armë me dy karikatorë,
9 fishekë të kalibrit 9 mm,
8 fishekë të kal. 7.65 mm,
një peshore digjitale,
një DVR i kamerave të sigurisë dhe
një telefon shtesë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë.