75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / L A

FFK do të ndërtoj një fushë stërvitore afër Pejës

Një tjetër fushë stërvitore i shtohet Kosovës – këtë herë në fshatin Baran të Komunës së Pejës.

Kjo fushë është pjesë e memorandumit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Pejës.

FFK vazhdon me përkushtim realizimin e projekteve infrastrukturore në tërë vendin – çdo 45 ditë nga një fushë futbolli – me synim zhvillimin e sportit në çdo cep të Kosovës. Ky projekt është pjese e programit Hat-trick të UEFA-s

Fusha në Baran ka përfunduar fazën e parë, ndërsa gjatë kësaj jave do të nis faza e dytë, shtrimi i tapetit.

Ky është një tjetër hap përpara në fuqizimin e komuniteteve lokale dhe përkrahjen e talenteve të rinj./IndeksOnline/