75 Mall Live Search
14:55 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / L A

“Bislimi-dëshmitar”, Prokuroria: Hetime për fabrikën e nënprodukteve shtazore, veprime për mbledhjen e provave

Prokuroria Speciale pasdite bëri të ditur se intervistoi zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi, lidhur me hetimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta tha për Ekonomia Online se çështja është në fazë fillestare dhe po zhvillohen veprime për mbledhjen e provave.

Ajo shtoi se Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit z. Besnik Bislimi.

Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve. Prokuroria Speciale në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar të gjitha provat që do të shërbejnë për zbardhjen e rastit konkret”, konfirmoi për EO, zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.