75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / L A

Bayer Leverkuseni interesohet për yllin e Serie A, shihet si zëvëndësues i Wirtz

Bayer Leverkusen do të kërkojë zëvëndësuesin e Florian Wirtz.

Ylli gjerman, pritet dita ditës të bëjë transferimin e tij drejt Liverpoolit, i cili mund të bëhet edhe blerja më e shtrenjtë e kampionëve të Anglisë.

Sipas Florian Pletteneberg, Nënkampionët gjermanë kanë hedhur sytë te ylli i Comos, Nico Paz i cili pëlqehet edhe nga trajneri i ri, Erik Ten Hag.

Paz, këtë sezon bëri 35 paraqitje dhe shënoi 6 gola dhe 9 asistime./IndeksOnline/