75 Mall Live Search
17:53 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Z S

Paraburgim ndaj policit të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj zyrtarit policor Remzi Pulaj.

Ai dyshohet se keqtrajtoi një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare duke i shkaktuar lëndime trupore.

Marcel Lekaj, zëdhënës i kësaj Gjykate tha se masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit mund të zgjasë deri më 15 korrik 2025.

Ai tha se Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, duke u mbështetur nga provat e mbledhura deri në këtë fazë./Indeksonline/