75 Mall Live Search
18:14 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Gj. Sh

Ferizaji bën goditjen e radhës, nënshkruan me portierin ..!

Ferizaji po vazhon të përforëcohet për sezonin e ri.

Kalterebardhët, kanë zyrtarizuar transferimin e portierit Herdis Alliu, shkruan IndeksOnline.

Alliu sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Rilindjes.

”Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin Herdis Alliu.

Gardiani i talentuar së fundmi ishte pjesë e ekipit të Rilindjes, ku u dallua me paraqitje të sigurta dhe vendimtare. Më herët, Alliu ka mbrojtur edhe portën e Skënderbeut, duke treguar vazhdimisht nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/