75 Mall Live Search
07:35 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / MSH

Tentativa nr. 34!

Deputetët e Kuvendit do të mblidhen sërish, në tentativën e 34-të për të konstituuar Kuvendin.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:00, raporton IndeksOnline.

Nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë, deputetët kanë dështuar 33 herë për të votuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Ngërçi tani është formuar te krijimi i Komisionit për votim te fshehtë, me partitë opozitare që po refuzojnë të propozojnë emrat për anëtarë të komisionit.

Nga ana tjetër, LVV-ja po insiston me ngulm në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të kuvendit, pavarësisht se tash e 33 seanca nuk po i grumbullon votat e nevojshme./IndeksOnline/