Albulena Haxhiu para fillimit të seancës: Duket se do të jetë situatë e njëjtë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të 34-tën herë me radhë në përpjekje për të konstituuar kuvendin.
E deputetja Albulena Haxhiu e cila është dhe kandidate për kryetare të Kuvendit nga VV, para fillimit të seancës tha se nuk ka ndonjë ndryshim dhe se edhe sot pritet të jetë situatë e njëjtë si në 33 seancat e kaluara.
“Besoj që flas kur të dal. Nuk ka ndonjë ndryshim, edhe sot do të jetë situatë e njëjtë“, tha ajo./Indeskonline/