75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / MSH

“Fokusi te zgjedhjet lokale…”, Zogaj i LDK-së e akuzon LVV-në për krizë

Deputeti nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj, është deklaruar përpara fillimit të seancës së 34-të konstituive, duke i kërkuar falje qytetarëve për situatën e krijuar tash e sa javë.

Ai tha se LDK-ja tashmë është e fokusuar në zgjedhjet lokale, dhe se janë në përgatitje për këto zgjedhje.

“Jemi duke i propozuar kandidatët për kryetarë komunash dhe për asamble. Normalisht që kjo sagë që po e shohim çdo ditë, ky cirk, bie nën hije kur ne tash fokusin e zhvendosim në zgjedhje lokale. Por, në asnjë moment nuk duhet të lëmë anash këtë cirk që po ndodhë në kuvend. Ky cirk është rezultat i partisë së madhe dhe kryeneçësisë së saj për të mos dalur nga kjo krizë”, deklaroi Zogaj.

Ai thotë se LVV-ja duhet të bëjë zgjidhje për të dalur nga kjo krizë, që sipas tij tashmë është “e thellë”.

“Ne tash shkojmë aty brenda – e dijmë rezultatin, sepse nuk ka pasur asnjë përpjekje për të dalur nga kjo situatë” shtoi Zogaj./IndeksOnline/