75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / L K

Katër ushqimet që ndikojnë në uljen e kolesterolit

Shëndeti i zemrës është themeli i një jete të gjatë dhe cilësore. Sipas Dr. Elizabeth Klodas, një kardiologe amerikane, aleati më i rëndësishëm në luftën kundër kolesterolit të keq nuk janë as ilaçet e shtrenjta dhe as superushqimet ekzotike – por fibrat.

Ulja e kolesterolit LDL, i cili është kolesteroli “i keq”, është një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet e zemrës, dhe aleati më i fuqishëm natyror në këtë proces është fibra dietike.

Klodas nxori në pah ushqimet që i ha çdo ditë për të ruajtur shëndetin e zemrës dhe për të ulur kolesterolin, dhe të cilat, sipas saj, të gjithë duhet t’i përfshijnë në menynë e tyre më shpesh.

Tërshëra përmison funksionin e enëve të gjakut dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Qirat në sallatë ose gjellë janë ideale kundër kolesterolit.

Rukola është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, të cilin trupi e shndërron në vitaminë A, e cila është e rëndësishme për shikimin, lëkurën dhe imunitetin e shëndetshëm. Dy gota me rukola kanë vetëm 10 kalori, por edhe një gram fibra.

Një avokado mesatare përmban plot 14 gramë fibra. Është gjithashtu e pasur me vitamina, minerale dhe yndyrna të shëndetshme, të gjitha në një paketë prej pak më shumë se 300 kalorish./Indeksonline/