26 vjetori i Çlirimit të Podujevës, në kufirin me serbinë vendoset pllaka ‘’UÇK’’

Me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Podujevës, sot afër kufirit me Serbinë është vendosur pllaka përkujtimore me mbishkrimin “UÇK”.
Kjo në nderim të sakrificës së dëshmorëve dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.

Ky veprim simbolik rikujton rëndësinë historike të luftës për çlirim dhe ruajtjen e kujtesës kolektive për brezat që vijnë.
Ceremonia u zhvillua në praninë e qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve lokale dhe ish-ushtarëve të UÇK-së.

Për më shumë ndiqeni videon: