Behrami: Ish-ministrat e Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori se në seancat 48-orëshe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Artan Behrami ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti dhe ministrave të kësaj qeveria.
Sipas Behramit, ish-ministriat e Albin Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori sesa në seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Paramendone, ish-ministrat e Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori sesa në seancat plenare që janë çdo 48 orë. Kjo tregon për nivelin e krimit dhe të korrupsionit që ka pasur në qeverisjen e kaluar”, u shpreh Behrami në Klan Kosova.