Çeku nis fushatën për Prishtinën, premnton ambient të pastër e të gjelbër, me duar të pastra e vizion zhvillimor

Kandidati i VV-së për kryeqytetin, Hajrulla Çeku ka nisur fushatën zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ai ka premtuar ambient të pastër, me duar të pastra e vizion zhvillimor.
‘’Angazhimi fillon sot. Për Prishtinën tonë. Të pastër e të gjelbër, me duar të pastra e vizion zhvillimor, me mirëqenje për të gjithë, sidomos për ata që kanë më së shumti nevojë. Për fëmijët tanë dhe ata që ende nuk kanë lindur’’, ka shkruar Çeku.
Çeku ka premtuar se zgjidhjet konkrete për problemet e Prishtinës do t’i hartoj bashkë me qytetarët.
‘’Prishtina mund të bëhet, Prishtina do të bëhet. Do ta bëjmë bashkë. Zgjidhjet konkrete për problemet e Prishtinës do t’i hartojmë bashkë me qytetarët. Ato do t’i zbatojmë serish bashkë me qytetarët. Shpreh mirënjohjen time të përzemërt për kryetarin, kryesinë, anëtarët dhe aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë. Besimin që më kanë dhënë do ta kthejmë në fitore dhe qeverisje të mire’’ është shprehur ai./Indeksonline/