75 Mall Live Search
23:58 / E Enjte, 19 Qershor 2025 / Burim

Të paktën 25 persona të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Të paktën 25 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e Ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës, përfshirë 15 që ishin mbledhur pranë një qendre ku shpërndaheshin ndihma, ka raportuar “The Guardian”.

Në agjencinë e mbrojtjes civile bënë të ditur se përpos të vrarëve, edhe 60 palestinezë u plagosën teksa po prisnin për ndihmat humanitare në korridorin Netzarim në Gazën qendrore, ku mijëra njerëz mblidhen në baza ditore për të pranuar racionet e ushqimit.

Menjëherë pas braktisjes së armëpushimit me grupin militant Hamas, Izraeli ka vendosur bllokadë të përgjithshme për hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën palestineze, masë të cilën e zbuti pjesërisht në fund të muajit maj, pas presionit në rritje nga komuniteti ndërkombëtar.