75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 20 Qershor 2025 / G T

PSG-ja mposhtet në Kupën e Botës për Klube, Botafogo RJ befason kampionin e UEFA-s

Skuadra e Botafogos ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Paris Saint-Germain, në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Klube.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Igor Jesus në minutën e 36’të, shkruan Indeksonline

Jesus shënoi një gol tejet të bukur, duke mposhtur portierin italian Donnarumman.

Me këtë fitore, Botafogo RJ shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e parë, duke ia rrezikuar kualifikimin Atletico Madridit dhe PSG-së./Indeksonline/