75 Mall Live Search
09:43 / E Premte, 20 Qershor 2025 / k.v

I mituri goditet me shkop në kokë, arrestohet një person në Drenas

Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se e ka goditur një të mitur me shkop druri në kokë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, prej nga është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, që çuan në kryerjen e veprës penale “lëndim trupor”. /IndeksOnline/