75 Mall Live Search
09:52 / E Premte, 20 Qershor 2025 / k.v

Kapet me drogë në kufirin Kosovë-Mali i Zi, arrestohet shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë të Pejës, pasi gjatë kontrollit në veturën që po e drejtonte, policia ka gjetur substanca të dyshuara narkotike.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit janë konfiskuar 20.4 gramë marihuanë të ndarë në qese plastike, 1.5 gramë fara të dyshimta kanabisi, tre grindera, një peshore e vogël elektronike, shtatë qese të vogla zbrazëta dhe një pako me letra rizle.

Pas intervistimit nga njësitet e DHTN-së në Pejë dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit./IndeksOnline/