Adrion Pajaziti mbetet në Kroaci, por tani te gjiganti Hajduk Split

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti së shpejti do të bëhet me skuadër të re.
Pajaziti është afër marrëveshjes me Hajdukun e Splitit, shkruan Indeksonline
Mesfushori shqiptar kaloi një sezon të mirë te Gorica, prandaj ka rënë në sytë e drejtuesve të skuadrës gjigante kroate.
Transferimi i i Pajazitit te Hajduku pritet të ndodh me parametra zero, pasi kontrata e lojtarit me Fulhamin skadon në fund të këtij muaji.
Për Pajazitin ka pasur skuadra tjera të interesuara, përfshi këtu edhe Anderlechtin e Besnik Hasit./Indeksonline/
Hajduk Split have won the race for #FulhamFC man Adrion Pajaziti. He's now set to join for free upon the expiry of his current contract according to (SN) 🥈
— FulhamFanNews (@FulhamTransfer) June 19, 2025
⚫⚪#FFC #Transfers #TransferNews #PremierLeague https://t.co/icE1q9x28s