75 Mall Live Search
10:05 / E Premte, 20 Qershor 2025 / k.v

Zhduket një grua në Drenas, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zhdukjes së një gruaje në Drenas. Sipas raportit zyrtar, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 03:00 të mëngjesit, shkruan IndeksOnline.

“Është raportuar se nga shtëpia është larguar viktima – femër kosovare dhe deri më tani nuk është kthyer. Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe hetimet janë në zhvillim,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin e të zhdukurës./IndeksOnline/