Kurti takoi Ambasadorin Malaj, flasin për krijimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Në këtë takim u diskua lidhur me thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe krijimin e institucioneve.
”Diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë ekonominë, infrastrukturën, sigurinë dhe fusha të tjera në kuadër të të cilave tashmë po zbatohen marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.Të dy shprehën përkushtimin për të avancuar marrëdhëniet dypalëshe, duke punuar ngushtë për projekte të përbashkëta që do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e të dy vendeve.Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë” thuhet në njoftim.
Në fund Kurti falënderoi ambasadorin Malaj për angazhimin e tij të vazhdueshëm për shtimin e lidhjeve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë./Indeksonline/