75 Mall Live Search
12:15 / E Premte, 20 Qershor 2025 / MSH

Njësia A3 rikthehet në operim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A”, e cila dje ishte ndalur në mënyrë të paplanifikuar, është rikthyer në operim sot rreth orës 08:00.

“Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit “Kosova A”, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00” thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Sipas Korporatës, njësia A3 aktualisht është në operim të rregullt dhe gjendja e saj është stabile.