Bardhi dhe Majki paralajmërojnë projektin e ri

Mjak dhe Bardhi, dy artistë shumë të dashur për publikun, kanë bashkuar sërish forcat.
Dyshja është duke punuar në një projekt që do të publikohet së shpejti, i treti me radhë i përbashkët, shkruan IndeksOnline.
Teksa nuk kanë ndarë detaje mbi zhanrin e këngës, dihet vetëm se projekti po realizohet me videoklip.
Mbetet të shihet se si do të na befasojë dyshja, pasi bashkëpunimet e mëparshme “Ama” dhe “Përgjithmonë” gëzuan sukses të madh./IndeksOnline/