75 Mall Live Search
13:00 / E Premte, 20 Qershor 2025 / MSH

Kurti dhe Çobaj flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u takua sot me ambasadorin e Malit të zi në Kosovë, Bernard Çobaj. 

Biseduan për zhvillimet në vend, marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit u theksua rëndësia e diplomacisë kulturore në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve. 

Kurti falënderoi ambasadorin Çobaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij në forcimin e raporteve dypalëshe dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Malit të Zi ndaj Kosovës.