75 Mall Live Search
13:08 / E Premte, 20 Qershor 2025 / A. M.

Hekuran Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili paralajmëroi se deputetët e partisë së tij do ta shfaqin votën “kundër” para kamerave në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që votimi për Presidentin të jetë i fshehtë.

Në një postim, Murati ka kritikuar ashpër këtë qëndrim, duke e konsideruar si një devijim të thellë nga vlerat e partisë që dikur drejtohej nga Presidenti historik Ibrahim Rugova.

“Çfarë katandisje e partisë që dikur udhëhiqej nga Ibrahim Rugova! Nga parti shtet-formuese në parti votë-fotografuese,” ka shkruar Murati.

Ky reagim vjen pas përplasjes politike për mënyrën e votimit të kryeparlamentares, çështje për të cilën aktualisht pritet edhe një interpretim nga Gjykata Kushtetuese. /Indeksonline/